Search for:

 

Anketa e CRPC për zgjedhjet parlamentare: VMRO-DPMNE  në avantazh para LSDM-së, në epërsi edhe Opozita shqiptare kundrejt Frontit Europjan

 

 

Anketa e CRPC për zgjedhjet parlamentare: VMRO-DPMNE  në avantazh para LSDM-së, në epërsi edhe Opozita shqiptare kundrejt Frontit Europjan

Qendra për Kërkime Politike dhe  Komunikim (CRPC) në bashkëpunim me Shoqatën për gazetari, informim, komunikim dhe shërbime  të marketingut “Глас на вистината”  realizoj  anketën  e dytë  në prag të zgjedhjeve parlamentare 2024.

Në pyetjen: Për  cilën parti, apo koalicion  do të votoni në zgjedhjet për deputet në Kuvendin e Maqedonisë, qytetarët u përgjigjën me sa vijon :

Për VMRO-DPMNE, votën e tyre  do të jepnin  22,8% e të anketuarve, ndërsa për LSDM-në 16,3%  e të anketuarve.

Në kampin politik  shqiptar dallimi  ndërmjet dy blloqeve është shumë i vogël. Për koalicion e partive opozitare  „VLEN“ do të kishin votuar 7,7%  e të  anketuarve,   ndërsa për Frontin Europjan të udhëhequr nga BDI,  votën e tyre do të jepnin 6,9%  e qytetarëve  të anketuarve.

Për partinë e Majta mbështetjen e tyre do ta kishin dhënë 3,9 e të anketuarve. Për Partinë  ZNAM të Maksim Dimitrievskit do të  votonin  3,2% e të  anketuarve.

Poashtu, 17,6 %  e qytetarëve nuk mbështesin asnjërën prej partive, ose nuk do dalin të votojnë. Ndërkaq 22,6 % nuk ​​ka dhënë asnjë përgjigje.

Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 8 deri më 13 prill të këtij viti me 1210 të anketuar, të përzgjedhur sipas një metode të rastësishme.

Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , duke u kujdesur për kriteret si: përbërja etnike, numri i votuesve, dhe shpërndarja gjeografike.

Margjina e gabimit +/- 3,0%. Rezultatet e anketës së realizuar, së bashkë me analizën e të dhënave e gjeni në  grafikën e mëposhtme