Tearca në Provë: Qytetarët zbulojnë të vërtetën mbi qeverisjen dhe problemet e Komunës
Një anketë e realizuar në terren tregon perceptimet e qytetarëve të Tearcës për qeverisjen lokale dhe zgjedhjet e ardhshme.
Në pyetjen “A mendoni se Komuna e Tearcës është qeverisur mirë gjatë mandatit të kaluar?”, 21% e qytetarëve kanë vlerësuar qeverisjen si shumë mirë, 24,3% si mirë, 15,6% neutral, ndërsa 14,3% e konsiderojnë të dobët dhe 24,8% shumë të dobët.
Sa i përket zgjedhjeve lokale për kryetar komune më 19 tetor, 61,2% e të anketuarve do të votonin për Daut Memishin, ndërsa 38,8% për Nazim Taipin.
Në pyetjen “Cili mendoni se është problemi më i madh me të cilin përballet Komuna e Tearcës?”, qytetarët identifikuan sfidat kryesore si vijon: Uji i pijshëm dhe kanalizimet 55,3%, Migrimi i të rinjve 23,2%, Infrastruktura rrugore 13,9% dhe Mirëmbajtja dhe pastërtia 7,6%.
Për zgjedhjet parlamentare hipotetike nesër, rezultatet e preferencave të qytetarëve janë: VMRO-DPMNE 9,8%, LSDM 9%, Koalicioni AKI 35,9% dhe Koalicioni Vlen 53,4%.
Anketa është realizuar në terren sy me sy me qytetarë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga Qendra për Hulumtim dhe Komunikim Politik (CRPC) dhe rezultatet paraqesin një marzh gabimi ±2%.







