Hulumtimi i opinionit publik: Zgjedhjet Lokale 2021

0 0
Koha e leximit:1 Minutë, 51 seкondа

 

Arsovska në rrethin e dytë me epërsi ndaj Shilegovit, do ta vulos fitoren në Shkup!

 

Beteja më e madhe dhe më e rëndësishme në garën elektorale për qytetin e Shkupit do të përfundojë me fitoren e Danela Arsovskës, kandidates së mbështetur nga VMRO DPMNE.
Sondazhi i bërë nga Qendra për kërkime politike dhe komunikime me 385 të anketuar të qytetit të Shkupit tregon se për Arsovskën do të votonin 42,85% e votuesve nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, ndërsa 38,18% për kundëkandidatin e saj nga LSDM, Petre Shilegov njëherit edhe kryetar aktual i qytetit të Shkupit.

 

 

Bekim Pocesta nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kryeson në Dibër

 

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 31 tetor, qytetarët e Dibrës do t’i japin më shumë mbështetje kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës,Bekim Pocesta.
Sondazhi i kryer nga Qendra për Kërkime Politik dhe Komunikime (CRPC) dha rezultatet e mëposhtme për 195 të anketuar në Komunën e Dibrës.

43.58% e numrit të përgjithshëm të të anketuarve ose 85 votues do të votonin për Bekim Pocestën nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Ndërkaq për Hekuran Dukën nga BDI, do të votonin 42.05%e numrit të përgjithshëm të të anketuarve ose në numër prej 82 votuesish.
Marsha e gabimit të sondazhit është nga 2.5 në 3%.

 

 

 

Qendra për Kërkime dhe Komunikim Politik (CRPC) ka realizuar një anketë, në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Bëhet fjalë për anketë të realizuar “sy më sy” me 1231 të anketuar në kontakt të drejpërdrejt sipas metodës të rastësishme.

 

 

 

Anketa është realizuar në komuna të caktuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke patur gjithnjë në konsideratë përbërjen etnike, numrin e votuesve , gjininë, moshën, përgatitjen shkollore si dhe si dhe shpërndarjen gjeografike. Anketa është realizuar në periudhën nga 19 shtator deri më 27 shtator 2021.

 

 

Rezultatet e anketës së realizuar , bashkë me përpunimin të dhënave do të prezantohen ditëve në vijim në platformën Online të Qendrës për Kërkime dhe Komunikim Politik (CRPC)  www.crpc.eu ; www.crpc.mk , si dhe në mediat elektronike të vendit.

… SË SHPEJTI

 

 

Rreth Autorit të Postës

crpc

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %